Tahiri viziton vendbanimet e qytetarëve për të parë problemet e tyre

VushtrriPostuar: 14:07 / 12.09.2018

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se takimet me qytetarë do t'i vazhdojë nëpër fshatra për të parë më afër problemet që ballafaqohen ata.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se bashkërisht do të bëjnë përpjekje t'i zgjidhin problemet.  

Postimi i plotë i Tahirit:

"Takimet me qytetarë sot i kemi zhvendosur në vendbanimet e tyre.
Sot ishim me banoret e Zhilivodës. Biseduam për shkollën e për infrastrukturën. Kohë pas kohe, takimet në zyrë me qytetarët do t'i bëjmë nëpër fshatra, për të parë më afër çdo problem. Për të gjitha problemet nuk do të kemi zgjidhje, por bashkë do të bëjmë përpjekje të zgjedhim problemet më akute në çdo fshat e lagje.
Vizitova edhe pikën grumbulluese të bimëve mjekësore e aromatike “Elvisi” shpk. Një investim serioz që sjellë zhvillim e punësim në këtë pjesë". /InfoKomuna/

 

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.