Të rinjtë vushtrrias bëhen me Qendër Rinore

VushtrriPostuar: 17:17 / 17.10.2018

Një lajm i mirë për të rinjtë vushtrrias të cilët merren me aktivitet të ndryshme. Ata tashmë kanë edhe Qendrën Rinore që është përuruar sot në qytetin e Vushtrrisë.

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Fatmire Cecelia, është shprehur se “nëse deri tash të rinjtë vushtrrias nuk kishin ndonjë pikëtakim, ata tashmë pikëtakimin e tyre, kanë Qendrën Rinore”.

“Qendra Rinore do të jetë shtëpi e dytë për të rinjtë tanë, ku ata do të kenë mundësinë të jetësojnë idetë e tyre dhe ku nuk do t’u mungojë asnjëherë mbështetja nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport”, ka theksuar Cecelia.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që me aktivitete sportive dhe kulturore begatuan këtë solemnitet. /InfoKomuna/