Vihet gurthemeli i Sheshit "Hasan Prishtina" në qytetin e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 10:30 / 10.10.2018

Në qendër të qytetit të Vushtrrisë, të martën ka nisur ndërtimi i Sheshit “Hasan Prishtina”, atdhetarit më të madh gjithëkombëtar që është lindur dhe rritur në qytetin e Vushtrrisë.

Me rastin e fillimit të punimeve, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka vlerësuar shumë projekt të rëndësishëm për figurën emblematike të Vushtrrisë dhe gjithë Kombit shqiptar.

“Kemi vu gurthemelin e figurës më emblematike që ka qyteti jonë, Kosova dhe mbarë kombi shqiptar, Sheshit “Hasan Prishtina”. 

Kryetari Tahiri ka thënë se është mirënjohës ndaj Agjencisë shtetërore për memorialë e cila e financon nderimin e këtij shteti, derisa ka uruar që objekti të përfundoj me kohë.

Ndërsa Bislim Zogaj, drejtori i Agjencisë shtetërore për monumente tha se është ky një projekt që do të ia shtoj krenarinë jo vetëm Vushtrrisë por edhe gjithë Kosovës, sepse shtatorja e Hasan Prishtinës është shumë domethënëse për gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se qytetarët e Vushtrrisë duhet të ndjehen krenar për një park madhështor që do të bëhet në qendër të qytetit.

Ndërtimi i sheshit po bëhet pikërisht në lokacionin ku më herët ka qenë objekti i Komunës së vjetër i cili është rrënuar para tre javësh. /InfoKomuna/