Vushtrri, arrestohet një person i dyshuar për grabitje

VushtrriPostuar: 10:44 / 19.12.2018

Në Vushtrri, nga hetuesit e sektorit rajonal, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

“Rasti ishte raportuar të ketë ndodhur  me datën 17 dhjetor 2018,  në një filial për  transferim parash  që ndodhet  në rrugën “Basri Beqiri” në Vushtrri , ku viktimës (femër), nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), ia kanë grabitur një shumë të parave”, thuhet në  komunikatën e Policisë së Kosovës.

Si rezultat i hetimeve ka rezultuar me identifikimin dhe me arrestimin e personit të dyshuar: A.S., 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar  masa e ndalimit policor.