Vushtrri, gjoba ndaj atyre që lidhen ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit

VushtrriPostuar: 17:23 / 20.09.2017

Komuna e Vushtrrisë u ka bërë thirrje që mos të bëjnë kyçje ilegale në rrjetin e ri të ujësjellësit.

Andaj Komuna e Vushtrrisë thekson se do të merr masa ndaj të gjithe atyre që shkelin ligjin dhe bëjnë kyçje ilegale, transmeton InfoKomuna.

Njoftimi i plotë:

"Ju njoftojmë se ditë më parë me shumë sukses është testuar gypi magjistral i ujësjellësit që lidh 17 fshatra të Artakollit  të Vushtrrisë me ujë.

Pas investimeve të shumta si në rregullimin e Ujësjellësit për nevoja të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë, e po ashtu edhe në shtrirjen e rrjetit për secilën shtëpi, Komuna e Vushtrrisë bashkë me Njësinë e Ujësjellësit në Vushtrri u bëjnë thirrjeve qytetarëve që kurrsesi të mos bëjnë kyqje ilegale në rrjetin e ri të ujësjellësit, por të presin derisa të bëhet kyqja zyrtare shtëpi më shtëpi.

Ndryshe Komuna e Vushtrrisë por edhe ujësjellësi janë shumë të vendosur që të përdorin të gjithë mekanizmat e shtetit, të ndërhyjnë dhe të merren masa ndaj shkelësve të ligjit që tentojnë ilegalisht të lidhen në rrjetin e ujësjellësit.

Për ujin e pijes qytetarët e Vushtrrisë kanë vuajtur shumë, prandaj nuk do të lejojmë kurrsesi që ky investim kaq i madh dhe me shumë vlerë për të gjithë,  të keqpërdorët dhe të rrezikohet.
Nuk do të lejojmë që ky projekt që ka kushtuar me miliona të rrezikohet nga keqpërdoruesit e ujit!
Nuk do të lejojmë që keqpërdoruesit të lënë pa ujë të pijes qytetarët tjerë që kanë nevojë për të!
Ujë të pijes do të ketë për të gjithë, por jo edhe për keqpërdoruesit! "

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...
SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.