Vushtrri: Janë dëmtuar rreth 500 shtëpi, por ka dëme të mëdha në bujqësi e ferma

VushtrriPostuar: 12:16 / 13.01.2021

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri thotë se kjo komunë nuk është përballur me këso vëshime të mëdha prej 41 vjetësh.

Ai tha se tani më shumë se kurrë Vushtrria ka nevojë për dorën e Qeverisë.

Tahiri ka njoftuar se deri tani familjarëve, të cilëve u ishin përmbytur shtëpitë nga shiu janë duke u strehuar te të afërmit e tyre, gjersa shtoi se komuna është mobiliziuar për t’i strehuar në shkolla.

“Kjo është kriza më e madhe e vëshimeve në Vushtrri që nga viti 1979. Vushtrria ka nevojë për dorën e Qeverisë. Tani është momenti”, ka deklaruar Tahiri.

Familjet me vetdëshirë janë strehuar te të afërmit e tyre ose në katet e sipërme të shtëpive të banimit.

Shtabi i krizës i komunës i ka bërë të gatshme shkollën “Naim Frashëri” ku janë 20 shtretër dhe palestrën e sportit në Samadregjë, por deri tani nuk kemi pasur kërkesa nga banorët për strehim”, tha Tahiri.

Po ashtu ai ka bëë të ditur se janë dëmtuar rreth 500 shtëpi, por ka dëme të mëdha edhe në bujqësi e ferma. /Veriu.info/

Komente: 0 MASh: Mësimi fillon të hënën 12:04 / 15.01.2021 Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se gjysmë vjetori i dytë do të nis të hënën më 18 janar 2021.
GjilanKomente: 0 Gjilani komuna e dytë më e ndotura 15:26 / 20.01.2021 Gjilan – Në këto muajt e fundit, brenda qytetit, në Gjilan u prenë shumë e shumë drunjë. Nga kjo duket qartë që Gjilani si në të gjitha punët, edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e rrugëve nuk ka ndonjë plan. Edhe te rrugët punët zhvillohen ashtu pa lidhje...