Vushtrri: Mërgimtarët dhurojnë 23 karroca për Handikosin

VushtrriPostuar: 10:39 / 05.02.2021

Bashkatdhetarët Rrahim Hasani dhe Rukije Hasani, kanë dhuruar donacion për shoqatën Handikos në Vushtrri 23 karroca për personat me nevoja të veçanta.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të komunës.

“Donatorët urojnë dhe besojnë se kjo ndihmë sadopak do t’ua lehtësojë jetën personave me nevoja të veçanta. Në emër të donatorëve falënderojmë edhe Komunën e Vushtrrisë (Kabineti Kryetarit Tahiri), që lehtësoi procedurat doganore dhe Arianit Jashari, i cili koordinoi punët në mes institucioneve, donatorëve dhe transportit “Ilirija”! Faleminderit të gjithëve për kontributin dhe në veçanti Donatorëve për këtë donacion shumë të nevojshëm dhe bujar! Secili nga ne kemi nevojë për njeri-tjetrin, andaj së bashku mund ta bëjmë jetesën më të lehtë dhe më të mirë”, thuhet në njoftim./Veriu.info/
 

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...
SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.