Vushtrri: Shtie me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet

VushtrriPostuar: 10:19 / 14.07.2017

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zhilivod të Vushtrrisë, i cili ka shtënë me armë në një aheng të familjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi qe i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen dhe tre gëzhoja. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt”, thuhet në raportin policor.