Vushtrria dhe UN Habitati me marrëveshje për zhvillim urban

VushtrriPostuar: 15:27 / 19.04.2018

Komuna e Vushtrrisë dhe UN Habitati sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen kapaciteteve dhe mbështetjen e komunës në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e integruar hapësinor dhe urban.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi,tha se shprehu mirënjohje për UN Habitatin dhe Agjencinë Suedeze për SIDA që po mbështesin dhe financojnë këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe Komunën e Vushtrrisë.

Ai tha se Komuna e Vushtrrisë do të jetë partnere serioze në këtë proces shumë të rëndësishëm, transmeton InfoKomuna.

Përveç kësaj komponentë të rëndësishme siç është planifikimi urban, pjesë e këtij projekti është edhe fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për të rritur pjesëmarrjen e tyre në procesin e vendimmarrjes si dhe rritja e bashkëpunimit mes komunës dhe institucioneve të qendrore.

Përmes këtij projekti dhe me mbështetje të UN Habitatit, Komuna e Vushtrrisë do ta hartoj hartën zonale në gjithë territorin e saj.

Marrëveshja është nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe Gwendoline Mennetrier përfaqësuese e UN Habitatit. /InfoKomuna/