Vushtrria mban sot Panairin e Sportit

VushtrriPostuar: 09:18 / 27.09.2018

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vushtrrisë, në bashkëpunim Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe me Komitetin Olimpik të Kosovës, sot organizojnë Panairin e Sportit, i cili ngjashëm organizohet njëkohësisht në gjashtëmbëdhjetë komuna të Kosovës.

Siç thuhet në njoftim, Panairi i Sportit mbahet në Bulevardin “Adem Jashari” në Vushtrri, ndërsa fillon në ora 11:00.

Fillimisht do të ketë një parakalim të sportistëve vushtrrias nëpër qytet. Nisja e sportistëve bëhet nga Palestra e Sporteve “Jeton Terstena - TOTA”, në ora 10:30. /InfoKomuna/