Vushtrria me aktivitete të ndryshme për 20-vjetorin e çlirimit

VushtrriPostuar: 13:28 / 11.06.2019

Për nder të 20 vjetorit të Çlirimit të Vushtrrisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri do të organizojë sërë aktivitetesh.

Aktivitet që do të organizohen nga 12 - 17 qershor janë sipas këtij itinerari:

12 qershor, ora 12:00

-Ekspozitë me piktura nga Afërditë Merovci (mbështetur nga MKRS)

-Ekspozitë me fotografi të Hasan Prishtinës nga Muzeu i qytetit
Vendi: Kalaja e qytetit

Ora 13:00

-Pingpong
Vendi: sheshi "Adem Jashari" pran Kalasë

13 qershor, ora 12:00

Ceremonia e emërtimit të objektit të Qendrës Rinore
(Naxhije dhe Fahri Buçinca)

Ora 13:00

-Shfaqja e filmit dokumentar kushtuar figurës së Hasan Prishtinë

- Tryezë shkencore kushtuar personalitetit të Hasan Prishtinës
Vendi: Qendra Rinore

16 qershor, ora 12:00

Turnir në basketboll me grupmoshat e reja
Vendi: Palestra sportive "Tota"

17 qershor, ora 13:00

-Manifestimi kushtuar 20-vjetorit Ditës së çlirimit, inaugurimi i Sheshit dhe zbulimi i shtatores Hasan Prishtina
Vendi: Sheshi "Hasan Prishtina"

Ora 21:00

- Meksika feston 20-vjetorin Ditën e çlirimit të Vushtrrisë
Vendi: Sheshi " Adem Jashari". /InfoKomuna/