Vushtrria nderon mërgimtarët me aktivitete të ndryshme

VushtrriPostuar: 10:12 / 15.07.2019

Komuna e Vushtrrisë njofton se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për të nderuar mërgimtarët, ka përgatitur aktivitete të begatshme, të cilat do të zhvillohen gjatë javës.

"'Ditët e diasporës' janë ditët që duam t’i veçojmë për ju, ngase që duam që edhe ju ta ndieni, se shteti jonë, në veçanti institucionet e shtetit tonë, janë institucionet tuaja, është shteti juaj.
Ta ndieni se edhe ju jeni pjesë e atdheut, për të cilin keni qenë dhe vazhdoni të jeni shtyllë e fortë mbështetëse dhe jo vetëm", thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

"E kemi parasysh që koha juaj është e kufizuar dhe e vlefshme për ta shfrytëzuar në Kosovë, por me nderimin më të lartë, ju ftoj, që të gjeni kohë, të jeni të pranishëm në aktivitetet që i kemi organizuar për ju".

"Ne ju nderojmë me mikpritje zemërgjerë, ndërsa nga ju presim të na nderoni me pjesëmarrje", thuhet më tej në njoftim. /InfoKomuna/