Vushtrria ofron Zonë Ekonomike për investitorët amerikanë

VushtrriPostuar: 15:01 / 13.05.2018

Komuna e Vushtrrisë do t'i ofrojë hapësirë për Zonë Ekonomike për investitorët amerikanë, në rast se dëshirojnë të investojnë në Komunën e Vushtrrisë.

Ofrimin e Zonës Ekonomike për investitorët amerikanë e ka konfirmuar edhe kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se Vushtrria do t'ia ofrojë lokacionin "Kodrën e Bajskës" për bizneset amerikane, zonë kjo e përshtatshme për afarizëm.

Postimi i plotë i Tahirit:

"Kërkesës së bizneseve amerikane për zonë të lirë ekonomike qyteti i Vushtrrisë me knaqësi do të ofronte hapsirën e nevojshme.

Komuna e Vushtrrisë ka një hapsire te mjaftueshme ne pjesen qe njihet si “Kodra e Bajskes” ndersa me knaqesi do te venim ne dispozicion për zonë të lirë ekonomike për investitorët amerikanë.

Lokacion i mire, me casje ne autostraden Prishtinë-Mitrovicë, zonë strategjike dhe afer kryeqendres se Kosoves. #letsdoit".
/InfoKomuna/