Vushtrria shpërndan edhe 4500 kontejnerë nëpër fshatra

VushtrriPostuar: 10:31 / 22.11.2018

Komuna e Vushtrrisë në kuadër të implementimit të reformës në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe në mbështetje të GIZ-it, ka bërë zgjerimin e shërbimit në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Grumbullimi i mbeturinave në të gjitha fshatrat e komunës është duke u bërë derë më derë, prandaj me qëllim të lehtësimit të punëve gjatë grumbullimit dhe transportimit nga Ndërmarrja "UNITETI", Komuna e Vushtrrisë është furnizuar me 4500 kontejnerëve 120 litërsh dhe do të bëjë shpërndarjen në të gjitha fshatrat e komunës, me përjashtim të atyre fshatrave që janë furnizuar më herët.

Komuna apelon te Këshillat e Fshatrave që të jenë sa më aktiv në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi. /InfoKomuna/