Vushtrria trajton 270 qenë endackë

VushtrriPostuar: 16:54 / 01.02.2018

Komuna e Vushtrrisë ka filluar fazën e dytë të trajtimit të qeneve endacak në territorin e Vushtrrisë.

Trajtimin e qenve endacakë po e bënë kompania e kontraktuar nga Komuna, transmeton InfoKomuna.

Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij projekti po e bënë komisioni komunal i caktuar përmes kontratës së punës. 

Përmes këtij projekti i cili ka filluar vitin e kaluar, drejtori i Drejtorisë së Emergjencave dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Vushtrrisë, Bajrush Kosumi, tha se janë trajtuar gjithsej 270 qenë endacakë. /InfoKomuna/ 

PrizrenKomente: 0 Nën kanosjen e armës, rrëmbehet një person në Prizren 13:04 / 21.05.2018 Pas mesnate, rreth orës 01:20 minuta, në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren ka ndodhur rrëmbim i një personi. Me këtë rast Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar.