Vushtrriasit kërkojnë që fshati Smrekonicë të hiqet nga karantina

VushtrriPostuar: 16:37 / 28.04.2020

Në Vushtrri janë vetëm katër raste aktive me Covid 19. Mbrëmë nga Instituti Kombëtar është bërë e ditur se 12 persona janë shëruar nga Covid 18, nga fshati Smrekonicë i këtij qyteti.

Detaje rreth gjendjes shëndetësore dhe situatës në Vushtrri kanë dhënë gjatë ditës së sotme në një lidhje direkte për Express, kryetari i fshatit Smrekonicë të Vushtrrisë, Fidan Bejta.

“Në fshatin tonë janë bërë 12 teste. Për dy ditë radhazi kanë rezultuar negativ. Vetëm një rast pozitiv e kemi në fshatin tonë”, thotë Bejta.