Zhvendosja e tregut të kafshëve në Novobërdë, peng i lokacionit

NovobërdëPostuar: 12:20 / 09.01.2018

Ndërtimi i infrastrukturës së re në Komunën e Novobërdës pamundëson veprimtarinë e tregut të kafshëve në hyrje të fshatin Llabjan

Ndaj Komuna synon ta zhvendosë atë, por ndodhet para problemit për të siguruar një lokacion të ri për ta zhvendosu tregun aktual, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aktualisht në afërsi të tregut ndodhet edhe objekti i gjyqësorit, ambulanca dhe halla e sporteve, që janë në ndërtim e sipër.

Si lokacion i përshtatshëm, sipas komunarëve, për ndërtimin e tregut të ri të kafshëve është parë prona e Agjencisë Pyjore të Kosovës, që gjendet jo larg lokacionit të tregut të tashëm.

FerizajKomente: 0 Kompanitë ndërtuese krijojnë deponi jashtëligjshëm në Ferizaj 10:59 / 18.10.2018 Kompanitë që merren me ndërtime të larta banesore në Ferizaj përveç kaosit urban vazhdojnë të shkaktojnë edhe telashe të tjera mjedisore, derisa ato shpeshherë po krijojnë deponi mbeturinash inerte në vende të ndryshme.
PejëKomente: 0 Peja prej 4 muajsh pa inxhinier komunikacioni 11:21 / 18.10.2018 Drejtoria e Shërbimeve Publike e Pejës prej gjysmë viti ka mbetur pa inxhinier komunikacioni. Mungesa e tij vërehet edhe nëpër rrugët e qytetit, në të cilat në disa vende ka mospërputhje mes sinjalizimeve vertikale dhe horizontale të shënuara nga operatori.