Zhvillohet aksioni i pastrimit të Skenderajt

SkënderajPostuar: 14:05 / 19.04.2019

Komuna e Skenderajt ka nisur e para në gjithë Kosovën, aksionin e pastrimit në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, më 22 prill.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtori ekzekutiv i organizatës "Let's do it Kosova", Luan Hasanaj, kanë marrë pjesë në mbjelljen e pemëve dhe luleve në oborrin e institucionit parashkollor “Nëna Zahide”, së bashku me fëmijët parashkollorë dhe stafin e çerdhes.

Pas kësaj ngjarjeje, kryetari Jashari së bashku me stafin e tij nga ekzekutivi, asamblistët, punëtorët e Administratës, shërbimet publike dhe qytetarët, kanë pastruar sheshin “Adem Jashari”, ndërkohë që grupet tjera të aksionit të pastrimit, kanë vazhduar në pjesë tjera të komunës sonë.

Kryetari Jashari, ka thënë se Komuna e Skenderajt është e përkushtuar në ruajtjen e ambientit, nëpërmjet aksioneve të tilla dhe mbjellje të pemëve dhe luleve në parqet publike dhe hapësirat tjera, si dhe ka përmendur angazhimin e Komunës për eliminimin e deponive ilegale, gjatë ditëve në vazhdim, në bashkëpunim me kompanitë private.

Ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit.

Ndërkaq, përfaqësuesi i “Let’s do it Kosova”, Hasanaj, ka thënë se Skenderaj është komuna e parë në gjithë Kosovën që fillon shënimin e Ditës së Tokës, me aksionin e pastrimit. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.