Rrahu shqelma zyrtarët policorë në veri

Zubin PotokPostuar: 15:42 / 13.03.2017

Zyrtarët policorë janë rrahur shqelma nga një serb i përfshirë në një aksident trafiku.

Policia e Kosovës, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi i njëjti fillimisht kishte ofenduar verbalisht e më pas i kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë duke i goditur me shqelma, gjersa ata ishin duke u marrë me një rast aksident trafiku, në të cilin ishte i përfshirë i dyshuari,” thuhet në raportin e policisë, shkruan InfoKomuna.

Policia bënë të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/InfoKomuna/

IstogKomente: 0 Tri vajza vdesin në një aksident në Istog 10:24 / 20.02.2018 Tre persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Istog - Pejë. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të njërës nga veturat