Zubin Potoku, “komuna më e suksesshme në Serbi”

Zubin PotokPostuar: 14:32 / 27.11.2015

Komuna Zubin Potok është unikja në rajon me numrin e femrave të punësuara në vendet udhëheqëse pasi në këto pozita janë 16 femra nga gjithsej 17 pozita.

Këtë shifër e ka dhënë prefekti i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq në debatin që e ka organizuar OJQ Qendra për përfaqësim të kulturës demokratike (ACDC) në Mitrovicë.

Vuloviq ka thënës “nëse femra është shtylla e familjes, atëherë nuk shoh arsye pse ajo të mos jetë edhe shtyllë e shoqërisë” duke theksuar se nga 17 departamente në komunë, 16 udhëhiqen nga femrat”, transmeton Koha.

"Nëse doni të keni komunë të suksesshme, e unë mendoj se Zubin Potoku aktualisht është komuna më e suksesshme në Serbi, femrat në këtë komunë kanë në dispozicion 18 milionë euro në projekte, atëherë propozoj që t’u besoni femrave”, ka thënë Vuloviq.