"Zvarritja e emërimit të drejtorëve vështirëson shërbimet komunale"

PodujevëPostuar: 10:50 / 12.02.2018

Drejtues të OJQ “Demokracia fillon këtu” kanë kritikuar kreun komunal të Podujevës, Agim Veliu, për zvarritjen e emërimit të drejtorëve të Ekzekutivit.

Nëpërmjet një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, drejtori ekzekutiv Shemsi Jashari, ka thënë se zvarritja e emërimit të drejtorëve po ndikon në shërbimet që qytetarët duhet t’i marrin në Administratën komunale.

Për të është shumë e çuditshme pse nuk kompletohet Ekzekutivi komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jashari ka thënë gjithashtu se zgjedhja e kryesuesit të KK-së ishte një sfidë më e madhe se sa emërimi i drejtorëve, “ku nuk duhen vota të këshilltarëve, por vetëm vullneti i shefit”.

E arsyet e kësaj zvarritjeje, sipas drejtori ekzekutiv të “Demokracia fillon këtu” i di vetëm Veliu, i cili, siç thotë Jashari, ka pushtet absolut mbi strukturën partiake të LDK-së dhe po ashtu mbi strukturat qeverisëse në nivel të Komunës së Podujevës.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.