Digjet shtëpia në Zveçan vdes një grua

ZveçanPostuar: 13:34 / 04.03.2016

Një grua ka ndërruar jetë dje në Rudare të Zveçanit pas lëndimeve që kishte pësuar si pasojë e zjarrit që kishte kapuar shtëpinë e saj.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Shkaku i rastit sipas inspektorit për zjarre dyshohet të jetë nga një pajisje elektrike.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klan Kosova.