Takim urgjent dhe i mbyllur në Zveçan, shqiptarët bojkotojnë takimin

ZveçanPostuar: 11:39 / 07.10.2016

Ka filluar sot në Zveçan një takim urgjent i përfaqësuesve të katër komunave veriore, me të vetmen pikë të rendit të ditës “situata e përgjithshme politike dhe e sigurisë në veri”, ndërsa, shkas i këtij takimi është projektligji për Trepçën që do të diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Takimi po mbahet pa prezencën e mediave, ndërsa, pritet të kundërshtohen vendimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës rreth projektligjii për Trepçën.

Asamblistët shqiptarë të Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës nuk janë duke marrë pjesë në këtë takim.Florent Azemi, ka bërë të ditur për KosovaPress se anëtarët e Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës nga PDK-ja, kanë refuzuar kërkesën e këtij Kuvendi për pjesëmarrjen në këtë takim. 

Sipas tij, një takim i tillë është joligjor i panevojshëm, dhe një provokim ndaj shtetit të Kosovës dhe vetë përfaqësuesve shqiptarë të veriut.

‘Nuk marrim pjesë në  një takim ku pritet të kundërshtohen vendimet e Kuvendit dhe të Qeverise së Republikës së Kosovës. Ne konsiderojmë këtë takim si jo ligjor dhe të panevojshem.

Njëkohësisht edhe si një provokim politik dhe juridik ndaj Republikës dhe neve si përfaqësues të shqiptarëve të veriut”, ka thënë Azemi.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...