Zyra e ofiqarisë prej tetë vjetësh jofunksionale

ObilicPostuar: 12:25 / 19.01.2018

Objekti i Zyrës së vendit në fshatin Mazgit i Poshtëm i Obiliqit pothuajse është shkatërruar pa ofruar asnjë ditë shërbimet e ofiqarisë për banorët e këtushëm. Aty janë vjedhur dyer e dritare, ndërsa edhe muret e kulmi janë dëmtuar shumë.

Duket se asgjë nuk ka shkuar mirë me këtë objekt të ndërtuar para disa vjetësh nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan sot Koha Ditore.

Banorët thonë se fillimisht, pas përfundimit të tij, punëkryesi kishte ardhur dhe ia kishte hequr të gjitha dritaret, pasi ministria nuk ia kishte dhënë mjetet.

Ndërsa pasi ishin bërë pagesat, ai i kishte vendosur prapë dritaret. Por tashti objekti sërish ka mbetur pa dritare e dyer, pasi të gjitha, pos kornizave, i janë marrë nga persona të pandërgjegjshëm.

Banorët shprehen se do të ishte mirë sikur të funksionalizohej, në mënyrë që të mundë të pajiseshin me dokumente pas pasur nevojë të shkojnë në objektin komunal në Obiliq. Një banor që nuk deshi t’i përmendej emri, thotë se aty natën rrinë lloj-lloj personash nga të cilët nuk ndiejnë siguri.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...