Çfarë po ndodh me Ferronikelin?

Postuar: 09:35 / 04.07.2016

Në fillim të këtij shkrimi dua t’i rikujtoj publikut një pjesë të shkurtër nga diskursi i debatit “ferronikel” gjatë këtyr 32 viteve të jetës së tij.

Që nga viti 1974, kur ishte marr vendimi për themelimin e Ferronikelit, rrinë pezull pyetja;
A do të përpunohet xehja e ferronikelit në Kosovë apo në Maqedoni?

Aso kohe udhëheqësit komunist te Kosovës, ishin futur në një debat të nxehtë mbi potencialet minerare te hekur-nikleit dhe mundësit e përpunimit te tyre në Kosovë me komunistet maqedon të cilët insistonin që këto rezerva të barten ne Maqedoni. Ky debat i mbështetur edhe nga një ekspertizë e lartë profesionale e shkencore, u fitua falë një kreditimi ndërkombëtar (580 milion $), i cila mundësoj zhvillimin e minierave dhe industrisë përpunuese te hekur-nikelit në Kosovë.

Por edhe për kundër kësaj nuk kishin pushuar pretendimet Maqedone duke projektuar dhe ngritur mbi bazat e rezerve minerare në Kosovë, kompleksin e tyre “Feni” ne Kavadarc i cili deri në privatizim ishte jo rentabil dhe disa here kishte kaluar procedurat e falimentimit.

Aktivizimi i Ferronikelit u kthye në bartës kryesor te zhvillimit ekonomik. Pas Trepçës, Ferronikeli ishte gjeneratori më i madh i eksportit në vend. Bazuar në kapacitet e trashëguara të përpunimit, rolin strategjik te nikelit në Industrinë Botërore, traditën përpunuese të kultivuar këtu e 32 vite si dhe potencialet minerare, kompleksi “Ferronikeli” edhe pas lufte nga ekspert ndërkombëtar konsiderohej si “Xhevahir i Kurorës Mbretërore” ne spektrin e ish-NSH-ve, ngase pritej të këtë një rrjedh të paraje që përfaqëson diku 10% të GDP-së së Kosovës.

Nga vitin 1999 menaxhmeti i “Ferronikelit” kishte ngritur një debat gjithë përfshirës mbi riaktivizimin dhe zhvillimin e burimeve minerare dhe përpunuese. Ekspertet më eminent të metalurgjisë dhe minerarve dhe në shkurt të vitit 2000, i kanë prezentuar ish – Departamentit të Tregtisë dhe Industrisë, (shtylla e Katërtë e UNMIK-ut), një program për riaktivizimin dhe zhvillimit e “Ferronikelit”, ku si pikënisje ishte “dhënia me kontratë koncensionale e kompleksit të “Ferronikeli”. Qëllimet kryesore të këtij koncesionimi kanë qenë; tërheqja e investitorëve strategjik, implementimi i një programi të qëndrueshëm investiv, zhvillimit të gjithë industrisë minerare në Kosovë, e veçanërisht rindërtimi dhe modernizimi i kompleksit xehetaro-metalurgjike ,,Ferronikeli”.

Mirpo kundërshtim më këtë nismë zhvillimore me pajtimin e krerëve të atëhershëm politk, edhe për kunder mungesës së kornizës ligjore e institucionale, AKM vendosi ta shpallë një tender privatizimin e “Ferronikelit”.

Pa dashur të ju rikujtoj se procesi i privatizimit të„Ferronikelit“, është i vetmi kompleks xehtaro-metalurgjik që është privatizuar pa ligjin për miniera, pa skemë të mirëfillte të iniciativës investive, dhe me kundërshtime e debate të ashpra në mes AKM-së dhe Bashkimit te Sindikatave te Pavarura, Sindikatë së Pavarur të Punëtoreve të “Ferronikelit”, Shoqërisë Civile, Pushtetit Lokal, etj. desha t’i rikujtoj Ministrit Stavileci, se menaxhmenti i ferronikleit po eksporton xehe në kundershtim me ligjet e Kosovës, kontraten e shitë- blerjes dhe marrëveshjen e zotimeve
z. Minister ju këtyre diteve tha se “nuk e di çka po bëhet me “Ferronikelin” por si te kuptoj se kompania e ka shkel ligjin do te marrë masa”! Për t’ju bindur z. Ministër se përpunimi i xehes në Kosovë- shkritorja Drenas është kusht i vënë ligjor, po ju rilexoj vetëm disa nga kushtet e pa negocjushme nga “Rregullat e Tenderit për Privatizimin e Ndër. së Re Ferronikeli SH.P.K.” për mes metodës së Spin-Off me të cilat është privatizuar Ferronikeli”.

E para; “Ofertuesi duhet të paraqes një plan të ringjalljes, me detaje për qasjen përpunuese, afatet kohore të komisionimit, si dhe nivelet e të hyrave për prodhimet për këto afate kohore”.
E dyta; “Do të parashikohet një mundësi pezullimi apo ndalimi për të gjithë kapitalin në aksione të Kompanisë se Re, i cili do të ushtrohet në rast se kushtet e më sipërme nuk plotësohen. Kjo mundësi pezullimi do të kthehet prapa apo do të bjerë posa të tregohet që këto kusht janë përmbushur”.
Fare në fund, z. Minister është e sakt se tregjet ndërkombëtare të mineraleve po shënojnë periudhat më të vështira të 20 viteve të fundit.

Por edhe për kunder këtyre trendëve “Feni” i Kavadarcit që dikur shquhej si dinasar i ekonomisë Maqedone pa arrinë të jetë rentabil dhe të shpetoj falë eksportit te xeheve nga Kosova, ngase Qeveria Maqedone i ka rikujtuar me shume se tri here blersit të Fenit “mundësin e pezullimi apo ndalimi, për të gjithë kapitalin në aksione të Kompanisë”.

Ju në vend që të ngitni ekipe për komisionimin dhe vlerësim të kushteve dhe zotimeve nga marrëveshjet dhe kontrata e shit-blerjes, si dhe të rishqyrtoni pezullimin apo ndalimin e kapitalit, ju po e dezorientoni debatin duke e orintuar ate në legalitetin e eksportit te xehes. Ju keni zgjedhur heshtjen për këtij ballë kësaj sfide të madhee rikthyer që nga vitet e sundimit Jugosllavë.

Shkruan: Izet Ibrahimi