Tahiri: 85 vende të botës "eksperimentuan" me decentralizim

PrishtinëPostuar: 13:55 / 23.01.2016

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se 85 vende të ndryshme të botës kanë eksperimentuar me decentralizimin derisa i ka rekomanduar edhe Qeverisë së Jordanisë të nisë këtë proces.

Tahiri në Facebook ka shkruar se para se të ndodh decentralizimi i pushtetit lokal duhet të hartohet një strategji për t’i detajizuar të gjitha problemet e pushtetit lokal, duke filluar prej administratës efektive e deri te punësimi.

Lexojeni postimin e plotë te Tahirit:

Në takim me Ministrin e Komunave të Jordanisë, z. Walid Al-Masri diskuam procesin e decentralizimit në Jordani pas miratimit të dy ligjeve kryesore të decentralizimit nga parlamenti jordanez, atë të komunave dhe ligjin e decentralizimit të pushtetit.

Në takim duke theksuar se 85 vende të botës kanë eksperimentuar me decentralizimin i rekomandova qeverisë së Jordanisë që të hartojnë një udhërrëfues për zbatim të qëndrueshëm dhe efektiv të decentralizimit.

Ky dokument strategjik dhe praktik do të ishte ndër-sektorial dhe do të adresonte temat e shërbimeve më të mira, administratës më efektive, zhvillimit ekonomik dhe punësimit si dhe demokracinë lokale. Poashtu, gjatë takimit biseduam edhe për nevojën e ndërtimit dhe zhvillimit të kapacieteteve në nivel nën-nacional (rajone dhe komuna).