“Stop” dhunës ndaj fëmijëve në familje dhe në shkolla

Postuar: 09:30 / 24.06.2016

Dhuna ndaj fëmijëve në familje dhe në shkolla pas luftës në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese.

NëKosovë, sipas Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara UNICEF, sidhe organizatave të tjera që merren me të drejtat e fëmijëve, thuhet sembi 60 për qind e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, kanë deklaruar sekanë pësuar dhunë fizike dhe psikologjike nga prindërit dhe familjarëtnë familje dhe nga mësimdhënësit në shkolla.

Ndaj fëmijëvepërdoret dhuna në shtëpi nga prindërit dhe në shkolla nga mësimdhënësit,të cilët rëndomë janë më tepër tipa nervozë dhe që nuk durojnë kurfëmiijët bëjnë zhurmë apo lazdrohen, por edhe nga ata të cilët kanëpësuar trauma nga lufta e fundit.

Ata harrojnë se fëmijët janëfëmijë dhe se nuk janë të rritur dhe të pjekur që të mund ta përballojnëdhunën dhe pasojat e dhunës, sidomos anën psiqike. Prindërit dhemësimdhënësit që nuk kanë shpirt ndaj fëmijëve dhe nxënësve të tyre,harrojnë se përdorimi i dhunës ndaj fëmijëve në shoqëritë demokratikeështë i ndaluar me ligj.

Përdoruesit e dhunës ndaj fëmijëveharrojnë se fëmijët janë duke u rritur dhe se nga dhuna që ushtrohet mbita (nga rrahjet me shuplaka, me grushte, me tërheqje flokësh, meshqelma, me shkop, me rrip, etj), mund të lërë pasoja fizike dhe psiqikenë fëmijëri, por edhe gjatë jetës së tyre.

Fëmijët qëpërjetojnë dhunë gjatë jetës së tyre bëhen frikacakë, të tërhequr dhe jokomunikativ. Fëmijët që janë rritur me dhunë janë më pak të dobishëmpër veten, për familjen dhe për shoqërinë.

Madje, ata bëhen tëdhunshëm, thonë psikologët. Kjo është e vërtetuar shkencërisht ngastudimet që janë bërë në këtë drejtim. Efektet negative të dhunës ndajfëmijëve më së miri i dijnë psikologët, sociologët, pedagogët, mjekët,neuropsikiatrit, etj.

Dhuna ndaj fëmijëve në familje bëhetkryesisht nga prindërit, por ka raste të rralla edhe nga ndonjë anëtartjetër i familjes. Fëmijët i rrahin prindërit me shuplaka, me këpucë, metë fortët e pandofleve, me rripa pantollonash, me shkop, etj.

Sidomosnënat sot nuk kanë shpirt as mëshirë fare për fëmijët e tyre, duke irrahur aq brutalisht, sa që nga të qarit dhe britmat e fëmijëve janëshqetësuar edhe fqinjët, të cilët i kanë njoftuar policinë për dhunën eushtruar ndaj fëmijëve.

Ka raste edhe më drastike, kur fëmijëtrrahen e përjetojnë dhunë brutale nga prindërit alkoolistë aponarkomanë. Dhuna ndaj fëmijëve në familje bëhet prej moshës 2 vjeçare tëfëmijës deri në moshën 18 vjeçare edhe pse sipas ligjit dhuna ndajfëmijëve është e ndaluar.

Ndërkaq, në shkolla, sidomos nëshkollat fillore të mesme të ulëta, mësimdhënësit i rrahin shumë shpeshdhe askush nuk ndërmerr asnjë masë për ta ndaluar këtë brutalitet dhekrim ndaj fëmijëve.

Fëmijët nëpër shkolla në të shumtën erasteve rrahen me shuplaka fytyrës, kokës, tërheqje flokësh, etj.Mjerisht ka raste kur fëmiu në klasën e parë që ka vetëm 6 vjet ose 7vjet rrahet nga mësuesi, duke e trishtuar fëmijën!

Është emjerueshme dhe tragjike që fëmijët rrahen aq shpesh në familje dhe nëshkollë. Nga dhuna e tepruar ka pasur raste kur fëmiu ka gjetur“shpëtim” duke ikur nga shtëpia ose edhe ndonjë gjë edhe më keq. Fëmijëtpër prindërit janë pengesë, sidomos kur nëna shikon seriale televizivedhe ata bëjnë zhurmë. Ka raste kur nga dhuna e tepruar fëmijët kanëkërkuar ndihmën e mjekut.

Fëmijët nuk duhet të rrahen, por duhettë këshillohen me fjalë, duhet të edukohen edhe me shembuj konkret,duke i bërë prindërit vet gjërat e mira. Fëmijët në asnjë mënyrë nukduhet të rrahen. Nuk ka asnjë arsye për t’u rrahur fëmijët.

Meta duhet të sillen mirë, si prindërit, po ashtu edhe mësimdhënësit, poredhe t’i duan, t’i ledhatojnë, t’i këshillojnë me fjalë të buta dhe jome fjalë të egra dhe duke bërtitur, sepse kështu më shumë bëhen tëdëgjueshëm.

Të gjitha problemet zgjidhen me këshilla dhe metodaedukative dhe humane dhe jo duke përdorur shkopin. Deri kur do tëtolerohet ushtrimi i dhunës ndaj fëmijëve, qoftë në familje, qoftë nëshkolla?

Organet e rendit dhe të drejtësisë duhet të ndërmarrinmasa adekuate sipas ligjit për të ndaluar dhunën ndaj fëmijëve. Nëse njëmësmdhënës ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit të tij, drejtori i shkollësdhe Drejtoria Komunale e Arsimit duhet të ndërmarrin masa dhe tapërajshtojnë nga puna mësuesin që ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit.

Në këtë drejtim edhe më tepër duhet të angazhohet edhe Sindikata e Arsimit.  

Derikur duhet të kuptojnë prindërit dhe mësimdhënësit se ndaj fëmijëve nukduhet të ushtrohet dhunë? Një poet ka thënë: I zëftë loti i fëmijës ataqë ushtrojnë dhunë mbi fëmijët!

Tash jemi në kohën e demokracisë,andaj ka kaluar koha e dhunës ndaj fëmijëve. T’i themi “STOP” njëherë epërgjithmonë përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve në familje dhe nëshkolla.

Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duhettë punojnë më shumë në drejtim të ndaljes së dhunës në shkolla, dukeshkuar nëpër shkolla dhe duke organizuar seminare dhe tribuna përmësimdhënësit që të mësojnë se dhuna ndaj fëmijëve është e ndaluar dhese nuk është dhuna metodë e edukimit.

Në çdo shkollë fillore tëmesme të ulët dhe në shkolla të mesme do të ishte mirë që nëpërkorridore të vehen pllakate të shkruara me fjalët: ‘Ndalë dhunës ndajfëmijëve në familje!’ ‘Ndalë dhunës ndaj fëmijëve në shkolla!’ ‘Mospërdorni dhunë ndaj fëmijëve!’ ‘Mos i rrahni fëmijët se loti i tyremallkon!’ ‘Tërë bota nuk vlen as sa një lot i fëmijës!’ 

Tëshkruheshin pllakate të tjera të ngjashme, në mënyrë që arsimtarëveçdoherë t’u kujtohet që mos të përdorin dhunë ndaj nxënësve, të cilëtjanë duke u rritur.

Do të ishte mirë që shoqatat për mbrojtjen etë drejtave të fëmijëve të botonin fletushka në të cilat do të shkruhejpër mos përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve. Këto fletushka do tëshpërndaheshin nëpër familje, por edhe nëpër shkolla, që t’i lexontesecili prind dhe secili mësimdhënës.

Botimi dhe shpërndarja efletushkës së tillë nëpër familje dhe nëpër shkolla do të kishte ndikimpozitiv në sensibilizimin e prindërve dhe mësimdhënësve që dhuna ndajfëmijëve nuk bën të përdoret.  

(Shkruar nga Ahmet Pllana)