Trishtimi i një maturanteje!

Postuar: 16:41 / 19.06.2016

Sot ishte një ndër ditët më të këqija dhe më stresuese në jetën time, një ndër ditët që gjithmonë do të kujtohet në mendjen time dhe që do të lë shumë gjurmë në jetën time dhe shumë maturantëve të tjerë.

Sot ne nuk patëm një test real e të qetë ne nuk mundëm të bëjmë e të lexojmë asnjë pytje nga presioni që patëm nga administratuesit. Unë jam një nxënëse shembullore për tre vite rresht në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, por testimi i dytë ishte një shkatërrim i jetës dhe të ardhmës time, nuk pata mundësi të lexoja asnjë pyetje të testit nga presioni që pata nga administruesja.

Gjëja e vetme që bëra unë ishte ngutja që të plotësoja fletën e kuqe sa më shpejt që ishte e mundur duke mos i lexuar asnjë pyetje dhe të dilja nga ai burg i vërtet, nga ai maltretim i rëndë që më bëhej mua dhe shokëve e shoqeve të mia.

Testi maturës patjetër duhet të hiqet, nuk është aspak real dhe as nuk është i nevojshëm pasi që në shumë vende lejohet kopjimi e në disa vende tjera bëhet presion i vazhdueshëm dhe nuk është i nevojshëm pasi që në shkollë të mesme ne vlersohemi në të gjitha lëndët ,nëse jemi nxënësa pozitiv cila është nevoja qe ta bëjmë atë test që nuk ka asnjë vlerë, që edhe po t'i dijmë të gjitha ato pyetje nga stresi nuk mundemi që të koncentrohemi dhe bllokohemi të tërë. Arsyeja tjetër që mos të mbahet testi i maturës është që shumë nxënës janë shumë të fortë në një lëndë p.sh.

Një nxënës mund ta njohë matematikën shumë mirë por në lëndët tjera nuk është aq i fortë dhe dëshiron të aplikojë në Fakulltetin e Matematikës pasi që ajo është lënda që e do dhe punon me vullnet për atë, por cfarë ndodhë me atë nxënës pas testit të maturës? DËSHTON! Pse? Për shkak të një testi si ky, e vendin e tij e zë një nxënës që në test ka mundur të kopjoj. Po çka ndodhë me Kosovën? Kosova humb një matematicient të përkryer, që ndoshta nesër do të ishte edhe një shkencëtar që Kosova do mburrej me të, por humbjen më të madhe e ka ai nxënës që për shkak të këtij testi humb e gjithë jeta e tij e detyrohet të shkojë në ndonjë drejtim që fare nuk i pëlqen. Në vend që të bëhet një matematicent i përkryer, bëhet një historian i dobët.

Ky është KRIM, ndaloni të ardhmën tonë. Testi i fakultetit vlerëson më së miri nxënësin nëse është për atë drejtim që pëlqen nuk nevoitet fare që të mbahet ky dreq testi, por fatkeqësisht kjo është Kosova jonë që na ofron një të ardhme të tillë.( titulli i redaksisë)/XLPRESS.tv/ 

Shkruan: Viola Ahmeti