16-vjeçari nga Vitia po mahnitë me talentin e tij në futboll [Video]

VitiPostuar: 14:23 / 02.12.2016

Shumë të rinjë nga Kosova por që jetojnë jashtë vendit, kanë befasuar në shumë raste me talentin e tyre dhe sukseset që kanë arritur në shumë fusha, dikush në art, dikush në muzikë e dikush në sport

Ky është Leon Gjergji,  një 16-vjeçar, po i cili veç pasionit të madh për futbollin, ai është shumë i talentuar e po mahnitë të gjithë me talentin e tij në këtë sport.

Është nga Kabashi i Vitisë, por që nga mosha 7-vjeçare jeton në Slloveni. Atje, në shumë ndeshje të futbollit ka shkëlqyer me përformancën që ka treguar në lojë duke qenë më i miri. E futbollisti i talentuar nga Kosova, ka mahnitur trajnerët slloven në futboll dhe janë të bindur që është një talent i madh në këtë fushë, njofton PlusTv.

Leoni, thotë se ka gjetur Slloveninë për t’u ndërtuar si futbollist, por ëndërron që të ardhmën të përfaqësojë Kosovën, vendlindjen e tij në rezultate.

Ai në këtë sport,  ndër të tjera, dallohet për dinamizmin në lojë, shpejtësinë por edhe për lëvizjet e tij në fushë.

Në një intervistë për Plus Tv, është shprehur se edhe pse është në hapat e parë të fillimit në këtë karrierë, dëshira e tij më e madhe është që të luaj për vendlindjen e tij Kosovën.

Ky lojtarë i ri, tani ka shtetësi të Kosovës, dhe synon që një ditë t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.