A po rikthehet Anjeza Shahini në "Eurosong"?

Postuar: 10:30 / 22.08.2017

Këngëtarja Anjeza Shahini ishte e para që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin e këngës "Eurovision".

Jo vetëm që ishte pjesëmarrësja e parë e Shqipërisë në këtë festival, Anjeza arriti goxha sukses duke u renditur e shtata, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, Anjeza ka publikuar një video të ndarë nga intervista e saj e fundit dhënë për eurovisionireland.net.

Në këtë intervistë, këngëtarja foli për eksperiencën e pjesëmarrjes në "Eurosong" si dhe për mundësinë e rikthimit aty.

E cilësoi si kënaqësi rikthimin në skenën e "Eurovisionit", por nuk beson se ajo do të ndodhë.

Anjeza u paraqit në këtë festival me këngën "Imazhi yt" me të cilën përfaqësoi Shqipërinë.