Bleta një dekadë me çokollatat e saj

Postuar: 10:12 / 07.09.2017

E ftuara e radhës në JETA në KTV ishte Bleta Zeqiri. Ajo është arsimtare e gjuhës angleze, ndërsa si e vogël pëlqente çokollatat.

Asnjëherë nuk kishte menduar se pasionin e saj do ta shndërronte në biznes.

Bleta sot e dhjetë vjet udhëheq biznesin “Chocolate Corner”.

Në intervistën për KTV-në ajo ka treguar për vështirësitë që ka hasur me këtë biznes si dhe se si ka nisur që pas shumë vjetësh të përfitojë materialisht. Bleta shet çokollata që janë nga Belgjika.