Ferizajasi Shefqet Krenzi shpikës i lavatriçes për goma "ALB-FIN"

FerizajPostuar: 21:07 / 23.09.2016

Ferizajasi Shefqet Krenzi i cili tani jeton dhe vepron në Finlandë ditë më parë është bërë i njohur për shpikjen e tij të makinës për pastrimin e gomave.

Sipas Krenzit kjo punë i morri rreth 9-të vite. Makinën ai e realizoj brenda dy viteve por kohën më të gjatë ia morri patentimi i sajë që zgjati rreth shtatë vite.

Pas patentimit dhe njohjes ndërkombëtare të shpikjes së tij shkruan edhe mediet e Finlandës.

“Unë jam shpikësi i  kësaj lavatriçe të gomave në Finlandë. Ky proces ka zgjatur nëntë vite. Dy vite deri sa kamë përfunduar këtë projekt ndërsa dokumentet për patentim kanë zgjatur shtatë vite.Tani ky patentim njihet ndërkombëtarisht me emrin “ALB-FIN” ", ka  thënë Shafqet Krenzi.