Ky është nipi i Nënës Terezë

Postuar: 10:11 / 04.09.2016

Alois Gumbar është familjari i fundit i gjallë i Nënës Terezë. Ai është një arëtar i famshëm në Shkup, Maqedoni, në vendlindjen e Nënës Terezë.

Ai do të jetë një nga pjesëmarrësit në ceremoninë e shenjtërimit të tezes së tij, gjë për të cilën është shprehur jashtë mase i lumtur, në veçanti që do të njoftoj Papën.

Ai i çmon kujtimet e takimeve me Nënën Terezë, duke thënë që mësimet e saja ishin të thjeshta dhe fisnike.

“Ajo ishte për vizitë në Shkup, kur qyteti e kishte shpallur Qytetare Nderi, dhe erdhi me një pale sandale. Njërën e kishte të shqyer dhe unë e pyeta se pse nuk i mbath sandalet e reja” ka thënë Gumbar.

Ndërsa Nena Terezë ishte përgjigjur “ Udhëtimi im është i gjatë – dhe i gjatë do të mbetet, biri im”


Ndër të tjera Gumbar kujton thjeshtësinë e saj duke treguar që ajo ushqehej vetëm një herë në dite dhe se kishte një çantë të vogël me shumë pak rroba.

“Aksesorët e mi nuk kishin asnjë vlerë për të. Ajo u rrit në një familje të pasur, babi i saj ishte tregtar i duhanit, ilaçeve dhe arit. Ajo pati gjithçka për një jetë të rehatshme por të gjitha këto nuk kishin rëndësi për të. E vetmja gjë e rëndësishme për të ishte besimi në Zot, dashuria dhe ndihmesa për ata që kishin nevojë – të sëmurët dhe të varfrit” shtoi më tutje Gumbar.

Nëna Terezë do të shenjtërohet më 4 shtator, pasi që i janë konfirmuar dy mrekulli – shërimi i një gruaje indiane që kishte tumor në stomak dhe e dyta shërimi i një mashkulli brazilian nga tumorët e shumëfishtë pasi që gruaja e tij ishte lutur Nënës Terezë.