Manaj afër nënshkrimit me Juventus

LipjanPostuar: 11:40 / 02.07.2015

Shqiptari Rey Manaj mund të bëhet lojtar i Juventus, nëse skuadra torineze arrin marrëveshje me Cremonese, ku ai paraqitet aktualisht.

Afati kalimtar veror ka filluar rrugëtimin drejt pikut të transferimeve dhe Juventus nuk është duke qëndruar duarkryq.

Kampioni i Italisë është afër marrëveshjes për të transferuar shqiptarin që paraqitet për skuadrën Cremonese, Rey Manaj.

Sulmuesi shqiptar pritet të nënshkruajë me ‘Zonjën e Vjetër’, por më pas të huazohet në ndonjë klub tjetër ku mund të ketë minutazhë më të madhe për të fituar eksperiencë.