Kjo është e dashura sekrete e Adnan Januzajt (Foto)

PejëPostuar: 11:17 / 02.07.2015

Adnan Januzaj po e shfrytëzon mjaft mirë famën e tij te Manchester Unitedit, edhe pse minutat në fushën e lojës për të kanë qenë fare minimale.

Edhe pse në fushën e blertë Januzaj është larg suksesit të një sezoni më parë, në fushën rozë gjërat duket se shkëlqejnë për futbollistin. Mediat britanike raportojnë se Adnani ka një lidhje të fshehtë me supermodelen Charlotte Springer.

Edhe pse bukuroshja kohë më parë ka mohuar se ka një lidhje me Januzajn, mësohet se ajo po vazhdon të dalë në takime me lojtarin që ka zgjedhur kombëtaren belge për të luajtur. Vitin e kaluar, Adnani u përfshi në një skandal. Ai i kishte dërguar disa fotografi personale në shtrat një modelje bionde.