Administrata e Bashkisë së Gramshit në aksion për pastrimin e territorit

Postuar: 11:18 / 18.04.2018

Bashkia e Gramshit ka nisur fushatën e pastrimit “Për tokën që duam”. Administrata e kësaj bashkie thotë se gjatë gjithë kësaj jave do pastrohen zonat e qytetit dhe të Njësive Administrative, që konsiderohen të ndotura me mbeturina.

Ndërkaq deri më tani kjo Bashki ka pastruar zona e Pompës së Cekinit, Ura e Prakallinjës dhe hyrja për në fshatin Çerujë, shkruan ATSh.

Gjatë ditëve në vazhdim do pastrohen të gjitha zonat e tjera, ku do përfshihen institucione dhe biznese private në këtë fushatë ndërgjegjësuese.