Aksion për pastrimin e Beratit nga mbetuirnat

Postuar: 13:09 / 15.12.2017

Në kuadër të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam” Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, organizon në datat 15, 16 dhe 17 dhjetor në Qarkun e Beratit, aksionin e pastrimit dhe rehabilitimit dhe gjelbërimit në moton “Pastrojmë Beratin që duam”.

Aksioni tre ka filluar në orën 09.00 te Pallati i Kulturës në Berat. Gjatë  ditës së parë të aksionit  do të ndërhyhet në pastrimin dhe thellimin e shtratit të lumit Osum në segmentin Ura e Velabishtit – Uznovë.

Do të pastrohet dhe do të zgjerohet kanali te lumit te shëtitorja Osumi, do të pastrohen inertet nga  aksi Ura  e  Re  Velabisht – Ura e  Goricës, do të pastrohen në lagjet Goricë dhe 13  Shtatori, si dhe rrugët e sheshet në aksin Varreza Burdullias – Q.Kala. në aksin Ish Merkato –  Q.Kala, por  dhe rrugët kryesore në njësinë Administrative Otllak, Sinje, Roshnik, Velabisht.

Në këtë  aksion në qarkun e Beratit janë përfshirë forcat e armatosura, prefektura, bashkitë Berat dhe Ura Vajgurore, TAP. Ecovolis, FRESSH Green, kompani private, shkollat e qarkut Berat, vullnetarë, qytetarë. Nga sipërmarrja private përfshihen me mjetet e tyre edhe Infinit – Construksion sh.p.k, Saimiri Grup  1981 shpk dhe Trans – BR  Sh.p.k.

Në funksion të pastrimit do të vihen 7 mjete vetëshkarkuese, 9 skrepa dhe 3 mjete të firmave të pastrimit.

Gjatë dy ditëve të tjera të aksionit do të bëhet pastrimi i segmentit të akseve kryesore të rrugëve; Ura Vajgurore dhe Berat, nga mbetjeve pas daljes së lumit nga shtrati, rehabilitimi dhe më pas gjelbërimi me fidanë të rinj që do të mbillen nga vullnetarët, nxënësit e shkollave dhe forcat e armatosura./CityNews/