Arifi: Komuna e Tetovës shpall tre ditë zie

Postuar: 11:34 / 09.09.2021

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot u shprehu ngushëllime të gjithë familjeve të viktimave nga zjarri tragjik në spitalin e modeluar në Spitalin e Tetovës.

Arifi njoftoi se Komuna e Tetovës ka shpallur tre ditë zie në Tetovë, ndërsa në të njëjtën kohë derisa të merren informacione të sakta, nga fondi emergjent i Komunës do të ndahen mjete për familjarët që kanë pasur këtë gjëmë të madhe.

Ajo tha se do të japim të dhëna vetëm të verifikuara.

Kujtojmë se brëmjen e kaluar, rreth orës 21:00, një qendër modulare, ku trajtoheshin pacientët me Covid-19 në Tetovë u përfshi nga një zjarr që la të pajetë 14 persona dhe të lënduar disa të tjerë.