Arifi zgjidhet kryetar i Komunës së Preshevës

Postuar: 21:36 / 19.02.2018

Në Preshevë u konstituua pushteti vendor, ku kreu i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi u zgjodh kryetar i komunës, lista e të cilit në zgjedhjet lokale fitoi më shumë vota dhe mori 15 vende.

Kryetari i asamblesë është Sami Salihu nga Grupi i Qytetarëve të Lëvizjes për Reforma dhe zëvendës i tij është Branko Trajkoviq nga lista “Aleksandar Vuçiq-Për Serbinë unike”.