Bashkia e Elbasanit shton 350 pemë të reja në qytet

Postuar: 17:01 / 23.02.2018

Bashkia e Elbasanit shton 350 pemë të reja në qytet. Aksioni është bërë ditën e sotme, por do të vazhdojë edhe javën e ardhshme. Vetë nëpunësit e Bashkisë u shpërndanë nëpër mjedise boshe, për të mbjellë pemët e reja.

Nën shembullin e nënkryetarit të Bashkisë, Klevis Xhoxhi iu bashkuan aksionit edhe inspektorë të Mjedisit, shoqatës Tjetër Vizion” e qytetarë.

“Bashkia e Elbasanit ka marrë masat  që të pyllëzohet i gjithë qyteti. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë institucionet dhe shoqatat,  të cilat i janë bashkangjitur kësaj nisme. Gjithçka për pyllëzimin dhe mbjelljen e pemëve në qytetin e Elbasanit. E veçanta e kësaj jave është që Bashkisë së Elbasanit i shtohen edhe tri lulishte të reja.  Konkretisht një lulishte tek kthesa e Krastës, një lulishte në unazën lindore të qytetit dhe një tek kryqëzimi i Cerrikut.”, ka deklaruar nënkryetari i Bashkisë, Xhoxhi.