Bashkia e Gjirokastrës pastron kanalet ujitëse, mbështet fermerët

Postuar: 14:53 / 18.04.2018

Administrata në Bashkinë e Gjirokastrës është angazhuar në një aksion të përgjithshëm në pastrimin e ambienteve publike si dhe të kanaleve kullues në ekonomitë bujqësore, në mirëmbajtjen e tyre në prag të fillimit të sezonit të vaditjes së bimëve të arave.

Gjithashtu nga kjo Bashki, janë parashikuar edhe investime konkrete në rehabilitimin e kanaleve vaditës si dhe është drejt përfundimit  rehabilitimi i skemave ujitëse.

Specialistët e bashkisë kanë evidentuar në terren dhe objektet ku do të bëhen ndërhyrjet e shpejta si  Ura e Kardhiqit, Ura e Levenishtit, Karburanti i Sonit, Bregu i Asllan Beut, Mashkullorë (pishina), Liqeni i Gjatit/Bregu i Bakshit, vazhdimi i kanalit të Cinit e disa objekte të tjera të rëndësishme.

Specialistët e bashkisë, çdo ditë ndodhen pranë fermerëve për t’i nxitur më shumë në orientimin drejt punës me tokat bujqësore.