Bashkia Gjirokastër ndërhyn për stabilizimin e shkarjeve te Kodra e Shtufit

Postuar: 13:58 / 23.02.2018

Bashkia Gjirokastër ka nisur ndërhyrjen për stabilizimin e situatës emergjente tek pallati 8-katësh te Kodra e Shtufit.

“Në zbatim të rekomandimeve të Shërbimit Gjeologjik dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, për stabilizimin e zonës së rrezikuar”.

Kryetarja e bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, deklaroi për Lajm-Shqip për stabilizimin e shkarjeve nga vendi ku ndodhi rrëshqitja në lagjen Kodra e Shtufit:

“Pas ndërhyrjes së parë për disilpinimin e ujrave sipërfaqësorë, specialistët vijojnë punimet për largimin e dheut dhe ekspozimin e situatës. Ndërhyrjes i paraprinë shpimet gjeologjike dhe analizat laboratorike në disa pika për të patur garanci dhe siguri në ndërhyrje. Rehabilitimi i zonës dhe normalizimi i situatës janë prioriteti i punës sonë. Falë angazhimit maksimal, do të ofrojmë zgjidhje të përhershme të shqetësime të banorëve dhe siguri për jetët e tyre. Ne jemi çdo ditë në punë dhe në çdo moment pranë shqetësimeve të komunitetit.

Kështu përfundon prononcimin e saj kryebashkiakja e Gjirokastrës, zonja Zamira Rami.