Biznesmeni Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Postuar: 15:51 / 17.11.2017

Biznesmeni i njohur nga Shkupi, pronar i kompanisë "Gemak Trade", Enver Maliqi është zëvendëskryetari i ri i Shkupit.

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të tij. Maliqi është këshilltar i Qytetit të Shkupit nga radhët e BDI-së dhe menaxher i kompanisë “Gemak Trade”.

Enver Maliqi, më herët përmes një letre drejtuar opinionit, kishte sqaruar arsyet pse ka vendosur të kyçet në politike pas një përvoje të gjatë dhe të suksesshme në botën e biznesit.

Ai ndër të tjera ka thënë se Shkupi mban në vete potencialin e metropoleve botërore dhe se pikërisht për këtë i duhen njerëzit me përvojë për të çuar përpara projektet me rëndësi.

Maliqi i cili është ndër figurat më të rëndësishme shqiptare në Maqedoni, kandidoi në listën e këshilltarëve BDI-së për qytetin e Shkupit.

Komente: 0 Aksion për pastrimin e Beratit nga mbetuirnat 13:09 / 15.12.2017 Në kuadër të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam” Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, organizon në datat 15, 16 dhe 17 dhjetor në Qarkun e Beratit, aksionin e pastrimit dhe rehabilitimit dhe gjelbërimit në moton “Pastrojmë Beratin që duam”.
Komente: 0 Turizmi, shqiptarët lënë jashtë shtetit 974 milionë euro 14:43 / 12.12.2017 Nga jugu në veri, Shqipëria ka qenë këtë vit e mbushur me turistë, që kaluan pushimet në bregdet, vizituan qytetet turistike, apo u mahnitën nga bukuria e maleve shqiptare. Ky fluks turistësh ka dhënë efektet pozitive në ekonominë shqiptare.