Bulevardi i Vlorës me 5 lloje gurësh lokalë për shtrimin

Postuar: 14:19 / 15.05.2018

Guri që do të përdoret për shtrimin e Bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë është me origjinë nga zonat e Vlorës, Beratit dhe Lezhës.

Ideja që përshkon të gjithë konceptin e projektit për bulevardin ështëforcimi i identitetit kombëtar dhe për këtë arsye materialet e ndërtimit janë përzgjedhur me origjinë shqiptare.

Janë 5 lloje tonalitetesh të gurëve të përzgjedhur dhe kryesishtmbizotëron ngjyra gri dhe bezhë, tipike e gurëve të Malësisë së Vlorës.Gurët do të shtrohen në 4 modele mozaikësh që do të jenë të shpërndarënë një sipërfaqe prej 63,000 metra katrorë.

Ndërkohë po punohet me nënshtresat në trup të rrugës, si dhe mevendosjen e tubave të ujësjellësit në të dyja anët e rrugës. Paralelisht me këto punime vazhdon betonimi i të gjitha pusevate të ujësjellësitdhe të linjave rezervë.

Projekti për rikonstruksionin e bulevardit “Ismail Qemali” Vlorëfinancohet nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës dheparashikohet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm. Bulevardi“Ismail Qemali” do të lidhë monumentet historikë dhe kulturorë tëVlorës, që sot janë të ndarë dhe të palidhur për të krijuar një bërthamë kulturore.

Sipërfaqja që do të trajtohet është 75,000 metra katrorë nga të cilat8,000 metra katrorë janë sheshe, 11,000 metra katrorë sipërfaqe parkimipër makina, biçikleta dhe 6 hapësira të reja për aktivitete publike.Gjelbërimi është një komponente e rëndësishme e projektit, i ciliparashikon mbjelljen e 15 llojeve të bimëve (pemë dhe ligustra), si dheluleve tipike të zonës në një sipërfaqe totale prej 7,450 metrashkatrorë.

Projekti parashikon reduktimin e korsive të trafikut nga 2 në 1,zhvillimin e një pedonaleje përgjatë të gjithë bulevardit dhe 5 kalimetë sigurta për këmbësorët. Bulevardi transformohet në një atraksion tështuar turistik për qytetin, ndërkohë që qarkullimi i makinave do tëlehtësohet nëpërmjet lidhjes me Transballkaniken dhe Unazën e Re.

Pas ndërtimit të shëtitores përgjatë bregdetit Lungomare, e cila i dhastrukturë moderne qytetit, projekti për rikonstruksionin e bulevardit“Ismail Qemali” e transformon atë në shtyllën kurrizore të identitetittë Vlorës.