Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, shndërrohet në një pyll në mes të qytetit

Postuar: 11:32 / 12.03.2019

Qytetit bregdetar të Vlorës do t’i shtohet një tjetër hapësirë e gjelbër në prag të sezonit turistik duke e shndërruar atë në një qytet bregdetar dhe ambientalist.

Kryetar i bashkisë Vlorë, Dritan Leli dha disa detaje mbi këtë investim ku u shpreh se, ”afër Ditës së Verës filluam mbjelljen e pemëve në rrugën ”Ismail Qemali”.

Pemët që janë zgjedhur për tu mbjell në këtë bulevard janë të dimensioneve të mëdha. Fal mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe përkujdesje personale të kryeministrit Rama arrijmë që të kemi një bulevard të standardeve europiane”.

”Janë 409 pemë Rrapi që do mbillen përgjatë gjithë bulevardit në 4 korsi gjelbërimi të cilat do ta shndërrojnë bulevardin ”Ismail Qemali’’ në një korsi të gjelbëruar në një pyll në mes të qytetit dhe do ti shërbej banorëve për shëtitje, bizneseve dhe atyre që do pedalojnë pasi do ketë dhe një korsi të veçantë për biçikletat. Parkimet do jenë të dedikuara në të dyja krahët e rrugës për qytetarët dhe bizneset”, tha Leli.

Ai shtoi se, ”numri i parkimeve në këtë bulevard do jetë i njëjtë me atë që ishte para fillimit të këtyre punimeve. Ritmet e punës do jenë të shpejta që deri në fund të muajit mars të kemi përfunduar mbjelljen e tyre. Kemi komunikuar me firmën që këtë investim ta kemi gati para fillimit të sezonit turistik”.

”Kemi biseduar javën që shkoj me përfaqësuesin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili ka marr përsipër të realizoj projektin e fasadave pas konsultimit me arkitektët e urbanistikës në zyrën e Vlorës. Ata po përpunojnë të gjithë rehabilitimin e fasadave me studion e arkitekturës që ka realizuar dhe projektin për bulevardin ”Ismail Qemali” dhe të gjithë së bashku po bëjmë maksimumin që  në sezonin turistik ky projekt të përfundoj”, përfundoi kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli. /atsh/