Çfarë po ndodh në Durrës, forcat e sigurisë "zbarkojnë" në zonën e Portit

Postuar: 16:20 / 25.09.2017

Pamjet tregojnë veprimtarinë e Forcave të Sigurisë Portuale Durrës për mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për Autoritetin Portual dhe operatorët që veprojnë aty gjatë 24 orëve.

Kontrolle të përditshme për sigurinë po ushtrohen në portin e qytetit bregdetar.

Forcat e Sigurisë së Portit të Durrësit kërkon rregullisht evidentimin e kartës së Identifikimit nga punonjësit e Portit dhe përdoruesit e tij.

Aksioni i sotëm vjen në kuadër të rritjes së masave të sigurisë kundër terrorizmit në mbarë Evropën.