Dëmtohet piktura e Nënë Terezës në Sheshin Skënderbeu të Shkupit

Postuar: 11:25 / 04.09.2017

Sheshi "Skëndërbeu" në Shkup në orët e hershme të mëngjesit është dëmtuar qëllimisht nga persona të panjohur transmeton Alsat-m.

Në muralin me figura të historisë shqiptare, persona të panjohur kanë hedhur bojë të zezë në drejtim të pikturës së Nënë Terezës.

Ky akt mendohet se është bërë qëllimisht për të nxitur urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare në vend.