Digjet një punëtor i uzinës së Ferrokromit në Elbasan

Postuar: 16:05 / 17.11.2017

Mesditën e sotme një punonjës i uzinës së Ferrokromit në Elbasan është djegur rëndë gjatë punës.

Punonjësi, 60 vjeç me inicialet Dh. R., është dërguar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.