Drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

Postuar: 16:27 / 27.06.2019

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizime po punojnë intesivisht për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Impianti i Bovillës në Depon e Yzberishtit.

Sipas UKT,  në rrugën “Vangjel Noti” është punuar me intensitet të plotë në mënyrë që linja e re të ndërtohet brenda të gjitha parametrave botërore duke garantuar siguri dhe cilësi maksimale për furnizimin me ujë.

“Nga ky investim madhor do të përfitojnë furnizim me ujë të pijshëm banorët e Kombinatit, Yzberishtit, Kodër Kamzës, Kasharit etj. Drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë për Tiranën”, -bëjnë të ditur punonjësit e Ujësjellës Kanalizime në Tiranë. /ATSH/