Ekspertë nga Zagrebi në Shkup për të ndihmuar rregullimin e komunikacionit

Postuar: 14:00 / 16.01.2018

Ekspertë të komunikacionit nga Zagrebi i Kroacisë i kanë premtuar Petre Shilegov se do të vijnë në Maqedoni për të ndihmuar në rregullimin e komunikacionit në kryeqytet.

Petre Shilegov gjithashtu ka kërkuar nga zyrtarë të Zagrebit që të shkëmbehen projekte të përbashkëta mes dy kryeqyteteve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Shilegov është duke zhvilluar takim zyrtarë tek kryetari i Bashkisë së Shkupit, Milan Bandiq.

Përndryshe, Shkupi dhe Zagrebi kanë nënshkruar binjakëzim në vitin 2011. /Telegrafi/